Kur Ami McClure u ul të bisedonte me vajzat e saj binjake identike 3-vjeҫare, as që ia merrte mendja se një detaj i vogël do t’u shkaktonte lot.
Duke folur me to dhe duke u shpjeguar ҫfarë do të thotë binjake identike, diҫka ndodhi që njëra nga binjaket të qante dhe pas disa minutave edhe tjetra.
Kjo video është e adhurueshme. Alexis dhe Ava kuptojnë se janë njëlloj me njëra-tjetrën, se kanë të njëjtën ditëlindje, por diku (pas minutës 1:15), gjërat fillojnë të bëhen shumë konfuze për vogëlushet. Alexis nuk mund ta pranojë faktin se e motra ka lindur një minutë para saj. Me gjithë përqafimin e Ava-s dhe deklaratat e saj qetësuese, ajo nuk mund t’i ndalojë lotët.