Loading…

‘Shih ti’, Kurti: Thotë se pas 14 shkurtit, korrupsioni s’mundet me qenë i lidhur me Qeveri

  • 09/12/2021 | 10:58

‘Shih ti’, Kurti: Thotë se pas 14 shkurtit, korrupsioni s’mundet me qenë i lidhur me Qeveri

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se pas 14 shkurtit, korrupsioni s’mund të jetë i lidhur me Qeveri, dhe nëse ndodh kjo, do të merren masa të menjëhershme, transmeton Gazeta Metro. 


Gjatë fjalës së tij në ngjarjen “Transformimi i Prokurimit Publik” me rastin e Ditës Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, Kurti më tej tha se korrupsioni ka qenë i përqendruar rreth Qeverisë.

“2.6 trilionë dollarë është kostoja e korrupsionit botëror, 1 trilion paguajnë bizneset për korrupsion në botë. Prokurimi publik i mirë planifikuar duhet të jetë më zyrtar, profesional. Korrupsioni ka qenë i përqëndruar rreth Qeverisë, prokurimi publik, ndërmarrjet shtetërore dhe bizneset private, këto kane qënë më të korruptuarat. Pas 14 shkurtit, korrupsioni s’mundet me qenë i lidhur me Qeveri, nëse ndodh, do të marrim masa të menjëhershme, vjedhja me tender nuk është e thjesht. Qytetarët përfitojnë për shkak se buxheti nuk po dëmtohet nga korrupsioni, tri problemet që duhet adresuar janë: strukturat ligjore dhe profesionale strukturore, 180 autoritete kontraktuese që janë shumë për në”.

“Duhet të shikojmë, sa më shumë që janë aq më shumë hapësirë për dëmtim. Institucionet që janë agjencia ARBP, administrata tatimore dhe gjykata duhet të ofrojë transparencë të bizneseve sepse aty mund të ketë probleme skandale të shumta, ka bërë që të bie në OSHP. Kontratat duhet të jenë të hapura. Nuk ka asnjë sekret afarist që nuk duhet të publikohet, ndonëse ndonjë mund të ketë redaktim. Shumë kompani janë të regjistruara në Gjenevë e Maltë, për t’u fshehur në parajsa fiskale. Nuk t’u jepet asnjë tender kompanive që qartazi shfrytëzojnë hapësirën e ofertimit më të lirë. Nuk duhet të fitoj askush në një tender që ofron çmim më të lirë për printer me ngjyrë sesa printeri vetëm me ngjyrë të zezë. Krejt e dimë që printeri me ngjyrë të zezë është më i lirë sesa ai me ngjyra”, tha Kurti.

Kujtojmë që në Qeverinë Kurti ende nuk është raportuar ndonjë rast korrupsioni, mirëpo në këtë Qeveri deri më tani janë punësuar dhjetëra familjarë të zyrtarëve të lartë të Vetëvendosjes. Nga axha i Glauk Konjufcës e deri tek motra e Liburn Aliut, janë rehatuar nëpër institucionet publike. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë