Loading…

Shih ti!’: Kinezët tallin në internet lejimin e tre fëmijëve për çift nga Partia Komuniste e Kinës

  • 01/06/2021 | 17:22

Shih ti!’: Kinezët tallin në internet lejimin e tre fëmijëve për çift nga Partia Komuniste e Kinës

“Nuk na e mban xhepi” ishte një tjetër koment përqeshës nga të shumtë të tillë në lajmin e publikuar nga agjencia shtetërore kineze Xinhua me 31 maj se tani lejoheshin nga tre fëmijë për çiftet e martuar kineze, transmeton Gazeta Metro.


Zbutja e ligjit çnjerëzor të Partisë Komuniste në Kinë vjen pasi kishte hequr dorë fillimisht më 2015’n nga kufizimi prej një fëmijë për çift për shkak të rënies së natalitetit.

Kjo brengë e regjimit komunist erdhi pasi zbutja e parë e ligjit nuk kishte efektin e duhur në shtimin e lindjeve në Kinë, pas studimit të të dhënave të regjistrimit të fundit të popullatës.

Por komuniteti kinez në internet në Kinë u deklarua shpejt me veto, madje me shumicë dërrmuese ndaj këtij ligji të propozuar.

Komenti i parë nën lajmin e postuar nga agjencia Xinhua në rrjete sociale për ligjin e ri shkruante thjeshtë “Shi ti! Ai koment kishte mbledhur 80 mijë pëlqime.

Vendimi që doli nga takimi i Politbyroja i kryesuar nga presidenti kinez Xi Jinping në të cilin autoriteti më i lartë vendmimarrës në atë shtet vendosi se politika e re “do të përmirësonte strukturën e popullatës së Kinës, do të zbatonte strategjinë kombëtare të veprimit aktiv ndaj plakjes së popullatës dhe ruajtjen e përparësisë me burime njerëzore të Kinës” sipas Xinhua.

Një hashtag për lajmin ishte shfletuar mbi 1.7 miliardë herë në Weibo, versioni kinez i Twitter, pas vetëm disa orë të publikimit.

Partia Komuniste e kinës nuk ka njoftuar se kur do të hyjë në fuqi ky ligj./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë