Loading…

Shih ti, ‘deputeti i Vjosa Osmanit’ akuzon Isa Mustafën për dështim në liberalizimin e vizave

  • 23/06/2022 | 18:46

Shih ti, ‘deputeti i Vjosa Osmanit’ akuzon Isa Mustafën për dështim në liberalizimin e vizave

Deputeti Haxhi Avdyli i ka reaguar ish-kryeministrit të Kosovës, Isa Msutafa, i cili së fundi kritikoi presidenten Osmani për dështimin në liberalizim të vizave.


Mustafa në një status në Facebook ka reaguar pas samitit të sotëm që u mbajt në Bruksel. Ai tha se presidenti francez, Emmanuel Macron nuk është i vetmi që e bllokon procesin e liberalizimit, pasi sipas tij, bllokues është edhe presidentja Vjosa Osmani.

Avdyli i ka reaguar Mustafës duke thënë se Mustafa do të mbahet mend si “shkatërrues i LDK-së”.

“I paftyri që iku nga politika, akoma po flet e moralizon. Ai cili do mbahet mend vetëm për koalicionet e natës me PDK-në përkundër që LDK kishte vendime tjera, shtiret e qan me lot krokodili. Ai që do hyn në historinë si shkatërruesi i LDK-së, flet për liberalizim e do mbahet mend për asociacion.”, thotë Avdyli.

Tutje Avdyli e bën Mustafës fajtor për mosliberalizim të vizave, së bashku me PDK-në.

“Sot që Kosova ishte në fund të listës së vendeve më të korruptuara, në fund të listës së lirisë së fjalës e lirive politike një pjesë të meritës e ka Isa Mustafa dhe partneri tij PDK. Prandaj meritë pse Kosova ishte Eldorado ku vidheshin dhoma e dëshmive, miliona nga thesari, keqpërdorime e tenderomani të përditshme e bënë Evropën ti mohoj Kosovës liberalizimin. Prandaj për fund pse Kosova ishte në fund të pusit në shumë sektorë, njëri ndër gërmuesit më të medhenj të atij pusi e ka emrin Isa Mustafa”, shtoi ai.

Gjithsesi, anëtari i Listës Guxo pretendon se ditë të mira po vijnë për qytetarët e Kosovës.

“Por ditë të mira po vijnë për Kosovën, pa dyshim, por penzioneri idhnak ska për të bërë lum. KOSOVA çdo ditë po bën hapa përpara për të dalur nga pusi i Isa Mustafës dhe partisë besnike të tij PDK-së”, përfundoi ai.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë