Loading…

Shifra shqetësuese: S’ka të ndalur dhuna në familje, gjashtë raste raportohen veç brenda 24 orëve

  • 02/12/2022 | 10:31

Shifra shqetësuese: S’ka të ndalur dhuna në familje, gjashtë raste raportohen veç brenda 24 orëve

Gjashtë raste të dhunës në familje janë raportuar të kenë ndodhur brenda 24 orësh në Kosovë, transmeton Gazeta Metro.


Dy nga këto raste janë raportuar në Prishtinë, një në Graçanicë, një në Malishevë, një në Prizren e një në Gjakovë.

Në pesë raste, viktima janë femrat e të dyshuarit meshkuj.

Në një rast i dyshuari është mashkull,  gjithashtu si viktima.

Më poshtë njoftimet e plota nga këto raste nga Policia e Kosovës:

Graqanicë 29.11.2022 – 23:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Viktima ka refuzuar tretmanin mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Prishtinë 01.12.2022 – 11:55. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë ndaj saj. Në lidhje me rastin janë ndërmarr te gjitha veprimet hetime dhe në konsultim me prokurorin kujdestar rasti iniciohet si i tillë.

Prishtinë 01.12.2022 – 13:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet ka ushtruar dhunë ndaj viktimës femër kosovare. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Malishevë 01.12.2022 – 15:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se ka ushtruar dhunë viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Gjakovë 24.11.2022 – 23:10. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Prizren 01.12.2022 – 22:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë