Loading…

Shifra shqetësuese: Brenda një dite ndodhin 7 raste të dhunës në familje

  • 18/02/2022 | 09:20

Shifra shqetësuese: Brenda një dite ndodhin 7 raste të dhunës në familje

Policia e Kosovës ka njoftuar për disa raste të dhunës në familje që kanë ndodhur në dy ditët e fundit në Kosovë, transmeton Gazeta Metro.


Sipas raportit të Policisë, nga dhuna në familje më së shumti kanë pësuar gratë. Lidhur me rastet Policia ka nisur hetimet, ndërsa viktimat kanë pranuar tretmanin e duhur mjekësor.

Rastet e dhunës kanë ndodhur në Graqanicë, Drenas, Prishtinë, Prizren, Suharekë, Istog dhe Pejë.

Më poshtë rastet sipas raportit të Policisë:

Graqanicë, 17.02.2022 – 13:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes se tij viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Gllogoc, 17.02.2022 – 21:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka ushtuar dhunë ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Nuk raportohet për lëndime. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Prishtinë, 17.02.2022 – 16:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Prizren 17.02.2022 – 00:30. Janë arrestuar dy te dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit janë përleshur fizikisht në mes vete. Si pasoj, të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Suharekë 15.02.2022 – 14:00. Më 17.02.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Istog, 17.02.2022 – 11:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka ushtruar dhunë psikike ndaj nënës se tij viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Pejë, 06.01.2022 – 17:07. Është arrit të arrestohet e dyshuara femër kosovare, pasi që e njëjta në vazhdimësi ka ushtuar dhunë ndaj nënës së saj viktimës femër kosovare. Me vendim te prokurorit, e dyshuara dërgohet në mbajtje.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë