Loading…

Shifër rekord: 310 pasgoditje nga tërmeti në Shqipëri për 29 orë

  • 27/11/2019 | 08:51

Shifër rekord: 310 pasgoditje nga tërmeti në Shqipëri për 29 orë

Që nga mëngjesi hershëm i 26 nëntorit janë shënuar 310 goditje nga tërmeti, shkruan Gazeta Metro.


Në orën 03:54 të mëngjesit  Shqipëria u godit nga një tërmet i fuqishëm, i cili si pasojë la të vdekur 27 persona (deri më tani). Sipas të dhënave të Agjencisë së Mbrojtjes Civile dhe Igjeum që prej mëngjesit të djeshëm, ora 3.54 kur goditja kryesore pati magnitude 6.3 ballë, e deri në momentin që po flasim janë shënuar 310 pasgoditje.

Gjithashtu bëhet me dije se 200 specialistë të kërkim shpëtimit dhe emergjencave civile nga:Kosova Bashkimi Europian, Greqia, Turqia, Franca, Italia, Kroacia, Rumania, Zvicra, SHBA, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut kanë mbërritur ore pas ore në Shqipëri për të asistuar ekipet shqiptare.

Ndërsa, kujtojmë që këto goditje janë ndjerë edhe në Kosovë por nuk ka pasur pasoja të rënda. Gjithashtu, tërmeti me magnitudë 6.4 është ndjerë në: Shqipëri, Itali, Greqi, Kosovë, Maqedoni e Veriut, Mal i Zi, Bullgari, Serbi dhe Kroaci.

Ndërsa, pak minuta më parë një tërmet i fuqishëm ka nodhur edhe në Greqi, prej 6.0 ballësh dhe ka goditur Athinën. Faqja e cila e bën maten e tërmeteve në botë, ka shënuar këtë matje.

Goditja në këtë shtet që ndodhet shumë pranë Shqipërisë, vjen një ditë pasi një termet më i madh goditi deti Adriatik, duke shkatërruar kështu qytetin e Durrësit./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë