Loading…

Shfuqizimi i Speciales nuk është ndalur, të mërkurën shqyrtohet kërkesa për seancë

  • 12/01/2018 | 21:57

Shfuqizimi i Speciales nuk është ndalur, të mërkurën shqyrtohet kërkesa për seancë

Iniciativa për shfuqizimin e Gjykatës Speciale nuk është shuar. Si e tillë do të paraqitet në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit që mbahet të mërkurën. Me gjithë paralajmërimet dhe vërejtjet si nga SHBA-ta ashtu edhe nga përfaqësues të BE-së në Kosovë dhe nga vet BE-ja në Bruksel, kërkesa e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së e mbështetur nga 42 deputetë të Kuvendit të Kosovës për shfuqizimin e Gjykatës Speciale është futur si propozim në mbledhjen e së mërkurës, 17 janar.

Lajmi.net ka siguruar rendin e ditës së kësaj mbledhje dhe kërkesa që shfuqizimin e Gjykatës Speciale është vendosur si pikë e pestë e diskutimit.

“Kërkesa e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Shoqatës së Invalidëve të Luftës së UÇK-së dhe Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së për Seancë të jashtëzakonshme”, thuhet në pikën e pestë të rendit të ditës së Kryesisë së Kuvendit.

Megjithatë, burime të lajmi.net thonë se ky rend i ditës edhe mund të ndryshojë dhe pika për Specialen të hiqet krejtësisht. Nëse ka kuorum dhe kjo pikë e rendit të ditës kalon, atëherë votimi për shfuqizim të Gjykatës Speciale mund të ndodh po atë ditë ose të enjten e 18 janarit.

Të kujtojmë se më 22 dhjetor, pas përfundimit të seancës për buxhetin, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli pati ftuar në një takim urgjent shefat e grupeve parlamentare. Nisma për shfuqizuar Gjykatën Speciale natën e 22 dhjetorit kishte dështuar pasi që në dy mbledhjet e Kryesisë nuk pati kuorum, meqë munguan përfaqësuesit e LDK-së dhe të VV-së.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë