Loading…

Shfrenohet AAK’ja: Kundërshtarët politikë në Kosovë i krahason me ata serbë

  • 27/07/2019 | 15:41

Shfrenohet AAK’ja: Kundërshtarët politikë në Kosovë i krahason me ata serbë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka reaguar me një gjuhë të ashpër përmes një shkrimi në facebook, duke krahasuar kundërshtarët politikë në Kosovë e Tiranë më ata serb, shkruan Gazeta Metro.


Partia e kryeministrit në dorëheqje, AAK, është shfrenuar në një shkrimi të tyre në facebook, duke krahasuar reagimet e disa liderëve nga Beogradi me kundërshtarët politike në Kosovë e Tiranë.

Më këtë, AAK, ka aluduar tek Kryetrari i Kosovës Hashim Thaqi dhe Kryeministrin Edi Rama, kur dihet se të dy këta liderë janë shprehur për heqjen e taksës dhe vazhdim të dialogut me Serbinë për arritjen e një marrëveshje përfundimtare me shtetin Serb.

Gjithashtu Haradinaj në vazhdimësi ka akuzuar Edi Ramen si përkrahës i Kryetarit Thaqi për ndryshim të kufijve.

“Agresiviteti i rritur tejmase në Beograd kundër Ramush Haradinajt si dhe doza e lartë e nervozës nga adresa të caktuara individuale në Prishtinë e Tiranë, janë shenja të mira që vendi po shkon në drejtimin e duhur.” ka shkruar AAK’ja në faqen e tyre në facebook.

AAK’ja i ka quajtur lajme të mira këto reagime, gjithashtu kanë përmendur Ushtrinë dhe taksën ndaj produkteve serbe si merit e tyre.

“Ushtria u bë;
Taksa ndaj produkteve serbe vazhdon;
Trepça gati për investime;
Kufijtë e shtetit nuk ndërrojnë;
Ditëve në vijim, bëhuni gati për shfaqje nervozizmi edhe në doza më të mëdha.” kanë shkruar ndër të tjera.

Megjithatë, premtimi për liberalizimin e vizave ka ngecur, gjithashtu korrigjimi i kufirit me Malin e Zi nuk është bërë, këto ishin edhe dy nga prioritetet e liderit të AAK’së gjatë qeverisjes e që nuk kanë ndodhur kurrë./gazetametro.net

 

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë