Loading…

Shfrenohen maturantët serbë në veri, hedhin fishekzjarrë në drejtim të policisë

  • 01/06/2021 | 18:34

Shfrenohen maturantët serbë në veri, hedhin fishekzjarrë në drejtim të policisë

Një incident ka ndodhur para rreth një ore te Ura e Ibrit në Mitrovicë. Një grup maturantësh serbë kanë shkuar pa paralajmërim te Ura e Ibrit ku edhe kanë hedhur fishekzjarrë në drejtim të policëve.


Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti tha për Telegrafin se nga ky incident nuk raportohet për të lënduar.

“Një grup maturantësh rreth 30-40 persona kanë shkuar te Ura e Ibrit pa paralajmërim, kanë hedhur fishekzjarrë. Nuk raportohet për persona të lënduar, turma është shpërndarë nga policia, do të shqiptohen masa kundërvajtëse”, tha ai.

Ndërkaq, në pamjet që kanë rrjedhur në internet shihet se maturantët kanë mbajtur me vete edhe flamujt serbë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë