Loading…

SHFK: Hasnije Ilazi dhe Rron Gjinovci nuk udhëheqin me Shoqatën

  • 04/06/2021 | 23:08

SHFK: Hasnije Ilazi dhe Rron Gjinovci nuk udhëheqin me Shoqatën

Shoqata e Filozofëve të Kosovës ka sqaruar opinionin publik se profesoresha Hasnije Ilazi dhe analisti Rron Gjinovci nuk janë pjesë e udhëheqësisë së SHFK’së, shkruan Gazeta Metro.


Në këtë reagim, SHFK i referohet deklaratës së deputetës së PDK’së, Eliza Hoxha e cila sot në media ka deklaruar se dy të lartcekurit e udhëheqin Shoqatën e Filozofëve të Kosovës.

SHFK në këtë reagim thotë se nga 15.01.201, Ilazi nuk është më kryetare e Shoqatës, pasi SHFK ka zgjedhur udhëheqësinë e re ndërsa Rron Gjinovci nuk është as pjesë e kryesisë e as e udhëheqësisë së SHFK’së.

“Shoqata e Filozofëve të Kosovës me këtë reagim vetëm konfirmon qëndrimin se në asnjë mënyrë SHFK nuk është përfshirë dhe as nuk do të përfshihet në të ardhmën në asnjë nga polemikat ditore politike.”, thuhet në reagim.

Reagimi i plotë:

REAGIM PËR SQARIM TË OPINIONIT
Pas raportimeve në media sot të cilat i referohen një deklarate ku thuhet se prof. Hasnije Ilazi udhëheq me Shoqatën e Filozofëve të Kosovës së bashku me Rron Gjinovcin duam të informojmë opinionin publik se nga data 15.01.2021 kur është zgjedhur udhëheqësia e re e SHFK’së, Hasnije Ilazi nuk e ushtron funksionin e Kryetares, ndërsa Rron Gjinovci nuk është pjesë e udhëheqësisë ose kryesisë së SHFK’së.
Shoqata e Filozofëve të Kosovës me këtë reagim vetëm konfirmon qëndrimin se në asnjë mënyrë SHFK nuk është përfshirë dhe as nuk do të përfshihet në të ardhmën në asnjë nga polemikat ditore politike.
SHFK. /gazetametro.net 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë