Loading…

Shfaqja ‘Muhamed Ali’ edhe në Shqipëri e teatro evropiane

  • Nga

  • 23/02/2017 | 18:05

Shfaqja ‘Muhamed Ali’ edhe në Shqipëri e teatro evropiane

Shfaqja “Muhamed Ali”  e dramaturgut Naser Shatrolli, do të shfaqet edhe në teatrot e Shqipërisë, e më vonë edhe teatro tjera në Evropë.

Pas shfaqjes në teatrot e Prishtinës, “Muhamed Ali” do të prezantohet  edhe para publikut shqiptar të Shqipërisë. Me 3 dhe 4 mars në Teatrin Eksperimental “Kujtim Spahivogli” në Tiranë, ndërsa me 5 mars në teatrin “Migjeni” në Shkodër. Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Metro vetë dramaturgu i shfaqjes Shatrolli. Ai gjithashtu u shpreh shumë i kënaqur me pjesëmarrjen e shikuesve, të cilët ishin të shumtë.

” Shfaqja ka mbushur sallat plot, sidomos në teatrin “Dodona”, ku kishte edhe regjisorë, aktorë, piktorë, shkrimtarë, dhe fytyra të njohura publike, ndër ta edhe ish Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu”, shtoi Shatrolli për Gazetën Metro.

16977132_10154374414002919_1589772310_n

Shfaqja ‘Muhamed Ali’ do të jepet gjithashtu edhe Gjakovë, Ferizaj, Podujevë, pastaj në Kumanovë, Shkup, Tetovë, e më vonë edhe në Evropë.

Shfaqja “Muhamed Ali” në përmbajtje është një lugë e vetme absurdi, me të cilën do ta ushqej ëndrrën e vet me krah elefanti.Ndërsa biçikleta në këtë shfaqje është metaforë e një aeroplani mendor, manual i shiritave të një kinemaje qyteti njëherësh rrjet satelitor i urave ndërkombëtare Lindje- Perëndim.

Në këtë shfaqje interpretimi do të bëhet nga Ermal Sadiku, kompozitor Drinor Zymberi, skenografia Agron Blakqori, kostumografia Zake Prelvukaj dhe Rija Haliti, ndërsa asistent Miriam Nixha./gazetametro.net

 

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë