Një fenomen natyror i pazakontë është shfaqur në Japoni. Një re misteriozë sferike është shfaqur në qiell në Prefekturën Kanagawa.
Fototografitë e publikuara nga një banore e Fujisawa në rrjetet sociale kanë bërë bujë.
Ajo ka ngelur e habitur nga fenomeni natyror dhe ka nxituar të bëjë foto.
Disa ekspertë kanë vënë në dukje që gruaja me fat ka qenë dëshmitare e një fenomeni të rrallë klimatik, i cili paraqitet në ditët me erë, kur ajri është i ftohtë dhe i dendur me përzirjen e rritjes së ajrit të ngrohtë. Një gjë e tillë ka krijuar lëvizje rrotulluese, thonë ekspertët.