Ministri i Shëndetësisë, për disa ditë nuk ishte në Kosovë, përkundër që ai ishte kritikuar për mos punën dhe problemet e mëdha në ministrin e tij, shkruan Gazeta Metro.
Në Kosovë Ministria e Shëndetësisë është ndër më problematiket, ndërsa ministri i Latifi rrallë herë paraqitet në Parlament, ai shumicën e kohës e kalon në udhëtime.
Gjatë ditës së djeshme është protestuar nga stafi shëndetësor i angazhuar gjatë pandemisë pasi që për tre muaj nuk i janë paguar.
Ndërsa askush nuk iu është përgjigjur nga qeveria.
Ndërsa, praninë e ministrit e ka shfrytëzuar deputeti i PDK’së, Bekim Haxhiu ka pyetur sot ministrin e Shëndetësisë, Rifat Latifin rreth raportimeve se ish-ministri Arben Vitia është punësuar në laboratorin ‘Olive’, gjë që po dyshohet se është konflikt interesi.
Latifi i doli në mbrojtje pak, duke thënë se çdo qytetar mund të punësohet ku do.
“Është e qartë se kjo pyetje është jashtë konformitetit tim me u përtgjigj. Nëse është shkel ligji, organet përkatëse do të merren me të. Por cdo qytetar ka të drejtë të punojë aty ku ka dëshirë, qoftë në sektorin privat, qoftë në publik.’’, tha Latifi.
“Mosveprimi përkon konflikt interesi edhe për juve.’’, ia ktheu Haxhiu./gazetametro.net