Fetuse të peshkaqenëve me dy koka vazhdojnë të kapen nga peshkatarët., raporton National Geographic.
Më 2008, një peshkatar hasi në një peshk të vogël me dy koka në brigjet e Oqeanit Indian. Edhe pse arsyeja nuk është shumë e qartë, shkencëtarët thonë se mutacionet e shkaktuara nga çrregullime gjenetike shumë të rralla kanë krijuar këto specie të cilat nuk kanë shumë gjasa të mbijetojnë. Kjo gjendje quhet diprosopus.
Rasti më i fundit i një gjallese me dy koka ishte ai i një viçi i lindur në Kentaki të Shteteve të Bashkuara. Ai mbijetoi më shumë seç pritej përkundër çrregullimeve.