Loading…

Shevchenko publikon fotografi të sulmeve të Rusisë në Ukrainë

  • 26/02/2022 | 14:25

Shevchenko publikon fotografi të sulmeve të Rusisë në Ukrainë

Ish futbollisti i Milanit tash trajner i Kombëtarës së Ukrainës, Andriy Shevchenko ka publikuar disa foto trishtuese të sulmeve të shtetit të Rusisë ndaj Ukrainës, transmeton Gazeta Metro.


Shevchenko kishte reaguar edhe më herët për pushtimin rus në Ukrainë duke kërkuar ndihmë nga shtetet e botës për shtetin e tij dhe të telefonojnë qeverinë ruse për të ndalur agresivitetin e tyre atje. Ai ndër të tjera kishte shkruar se ata kërkojnë vetëm paqe dhe lufta nuk është përgjigje.

Ndërsa sot në faqen zyrtare të tij në Instagram nëpërmjet storieve, ai ka publikuar disa foto tmerruese të sulmeve të fundit të agresorit rus në disa ndërtesa të shtetit të Ukrainës.

Gjatë karrierës së tij si futbollist ai kishte arritur që në vitin 2004 të fitoj çmimin më të lartë për futbollist, Topin e Artë, kur ishte pjesë e skuadrës së Milanos.

Më poshtë gjeni edhe fotot e publikuara nga Shevchenko. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë