Loading…

Shesheli ka kërkuar që t’i apelohet dënimi për krime lufte

  • 29/08/2018 | 12:00

Shesheli ka kërkuar që t’i apelohet dënimi për krime lufte

Lideri i partisë Radikale Serbe Vojisllav Sheshel i kërkoi gjykatës së OKB në Hagë të lejohet të apelojë kundër vendimit të saj final që e dënon atë me 10 vite burg për persekutim të kroatëve.


Politikani nacionalist serb i kërkoi të martën Mekanizmit për Tribunalet Penale Ndërkombëtare në Hagë t’i japë atij të drejtën të apelojë kundër vendimit përfundimtar që e dënon atë me dhjetë vjet burg për nxitje dhe kryerje të persekutimit të kroatëve në fshatin Hrtkovci në rajonin e Vojvodinës në Serbi në vitin 1992.

Sheshel argumentoi se e drejta për të apeluar kundër një vendimi dënimi ishte “një e drejtë thelbësore” e cila nuk duhet t’i mohohet askujt.

“Vendimi i dhënë nga Mekanizmi përbën një precedent ligjor… Është e pakonceptueshme që një person i shpallur fajtor dhe i dënuar për një krim nuk ka të drejtë të apelojë një vendim të tillë”, tha ai.

Ai argumentoi se vendimi final i prillit duhet të konsiderohet si një vendim i shkallës së parë sepse në gjyqin e shkallës së parë Sheshel u lirua nga akuzat.

Vendimet përfundimtare të gjykatës së OKB-së nuk mund të apelohen.

Në vendimin e saj përfundimtar në prill të këtij viti, gjykata e OKB-së vendosi që Shesheli përmes një fjalimi të mbajtur në Hrtkovci në maj 1992 nxiti persekutimin, dëbimin dhe zhvendosjen me forcë të kroatëve nga Serbia.

Sipas vendimit përfundimtar, fjalimi i Sheshelit, çoi “në kryerje” të persekutimit të kroatëve duke “shkelur të drejtën e tyre për siguri”.

Gjykatësi Theodor Meron citoi një pjesë të fjalimit të Sheshel ku ai tha se “kroatët nuk kanë vend në Hrtkovci”.

Meron më tej citoi Sheshelin të thoshte se ishte “i bindur se serbët e Hrtkovcit së shpejti do të shpëtojnë nga kroatët e mbetur”; se “ne do t’i përndjekim kroatët deri në kufirin e shtetit serb dhe nga atje, ata mund të vazhdojnë me këmbë, nëse nuk janë larguar vetë” dhe se kroatët “nuk kanë vend për t’u kthyer”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë