Dyshja e Real Madridit, Eden Hazard dhe Eder Militao janë shëruar nga Covid-19 dhe rikthyer në stërvitje.
Të dy ishin pozitiv në javët e fundit dhe humbën ndeshjet e nëntorit me Kombëtaret e tyre, transmeton lajmi.net.
Mirëpo, të dy lojtarët i janë bashkuar bashkëlojtarëve në stërvitje, meqenëse janë shëruar.
Ky është lajm i mirë për Realin, që në xhiron e radhës do përballen me Villarrealin dhe do kenë disa mungesa të mëdha.
Sidoqoftë, Casemiro ende s’është shëruar dhe me shumë gjasa do mungojë në xhiron e radhës.