Loading…

Sherifi: Oferta për koalicion erdhi nga PDK

  • 17/05/2017 | 01:39

Sherifi: Oferta për koalicion erdhi nga PDK

Koalicionin PDK-AAK-NISMA, me Ramush Haradinajn kandidat për kryeministër e ka konfirmuar edhe Bilall Sherifi i partisë së Fatmir Limajt, në një konferencë të jashtëzakonshme për media, të mbajtur rreth orës 01:30 pas mesnate.


Nga koalicioni i tri partive të dala nga lufta e UÇK’së, AAK ka marrë të nominuarin për kryeministër, PDK bartësin e listës për deputetë, ndërsa NISMA’s nuk do t’i konkurohet bastioni, Malisheva, raporton gazetametro.net

Siç ka bërë të ditur Sherifi, partitë e koalicionit janë marrë vesh, se PDK e AAK nuk do të fusin në listën për deputetë asnjë kandidat që vjen nga kjo komunë.

Tutje, Sherifi ka bërë të ditur se deri te ky koalicion ka ardhur pas një oferte që kishte arritur nga PDK, që Ramush Haradinaj të propozohej kandidat për kryeministër i një koalicioni PDK-AAK-NISMA.

Duke folur për subjektin e tij politik, Sherifi ka thënë se dihet se që nga fillimi NISMA e ka mbështet Haradinajn për kryeministër.

“Haradinaj ka marrë në telefon Limajn për t’i treguar ofertën dhe NISMA ka vendosur, ta mbëshets atë për kryeministër”.

Koaliconi i mbërmjes sipas Sherifit, erdhi si pasojë e koalicionit të pasdites.

Ai ka thënë se ky nuk është bashkim me ish partinë e tyre PDK’në, por ardhje e PDK’së në vizionin e tyre në vizionin AAK-NISMA. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë