Loading…

Sherifi: Kur të bëhet demarkacioni me Serbinë sa territor do t’i japë asaj Kosova

  • 22/02/2017 | 19:34

Sherifi: Kur të bëhet demarkacioni me Serbinë sa territor do t’i japë asaj Kosova

Anëtari i Kryesisë së NISMA’s për Kosovën, Bilall Sherifi, ka bërë publik edhe një herë kundërshtimin karshi marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi. Ai u shpreh se “kjo qasje e papërgjegjshme ndaj shtetit dhe tokës duhet të marrë fund njëherë e përgjithmonë”.


Sherifi, ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me atë se si qeveria po kërkon ratifikimin e kësaj marrëveshjeje.

“Sa hektar tokë do t’i kushtojnë Kosovës njohjet nga shtetet fqinje”, ka pyetur ai, përmes rrjetit social Facebook.

“Është pothuajse e pa mundur të gjesh një deklaratë të qeveritarëve të Kosovës që kur kërkojnë nga deputetët e Kuvendit të Kosovës ratifikimin e versionit aktual për demarkim të kufirit mes Kosovës dhe Malit të zi, si arsye pse duhet të ratifikohet ky version nuk e përsërisin faktin se Mali i Zi është një shtet fqinj që e ka njohur shtetin e Kosovës”, u shpreh ai, transmeton gazetametro.net

Tutje, sipas tij, kjo logjikë është  përdorur edhe kur është ratifikuar marrëveshja e demarkacionit me Maqedoninë.

“Përkundër vërejtjeve që bënin ekspertët e fushës në atë kohë dhe protestave që bënin banorët e zonës edhe në atë rast është përdorur i njëjti justifikim, se Maqedonia është një vend fqinj që e ka njohur shtetin e Kosovës prandaj nuk duhet të bëjmë shumë zhurmë por duhet ta ratifikojmë. Tani pas kaq viteve, madje edhe ekspertet e komisionit të “pavarur” të Isa Mustafës, dje konstatuan se me demarkimin e kufirit me Maqedoninë Kosova ka humbur rreth 3 km territor”, vlerëson Sherifi.

“Argumenti se Mali I Zi “është shtet fqinj që e ka njohur shtetin e Kosovës” nuk është kriter të cilin deputetët duhet ta kenë parasysh kur të vendosin për apo kundër ratifikimit të kësaj marrëveshje. Një logjikë e tillë e justifikimit ngjallë dyshime se Kosova njohjet nga vendet fqinje është e detyruar t’ i paguar me territor. Në bazë kësaj logjike del se si shkëmbim për njohje Maqedonisë ia paskemi dhënë rreth 3 km territor ndërsa Malit të Zi mbi 8000 hektar”, ka vazhduar ai, transmeton gazetametro.net

Ai ka pyetur se kur të bëhet demarkacioni me Serbinë sa territor do të duhet t’i japë asaj Kosova.

“Me qeveritë si ajo e mëparshmja dhe kjo e tanishmja të cilat kanë pranuar të bëjnë marrëveshje shumë të dëmshme me Serbinë, si në dëm të sovranitetit po ashtu dhe në dëm të integritetit të vendit, gjasat se do të mund të mbrohet i tërë territori i Kosovës janë të vogla”, tha anëtari i NISMA’s, duke shtuar se nëse do të vazhdohet me këtë logjikë, territor në shkëmbim të njohjeve, askush nuk mund ta dijë më se sa territor do t’i mbetet shtetit të Kosovës derisa të përmbyllet procesi i shënimit të kufijve me shtetet fqinje. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë