Loading…

Shënohet viktima e tretë nga i ftohti në Maqedoni

  • 10/01/2017 | 14:58

Shënohet viktima e tretë nga i ftohti në Maqedoni

Moti i ftohtë që ka kapluar Maqedoninë për disa ditë me radhë, ka marrë edhe viktimën e tretë, një nga Shkupi, një tjetër në Strumicë dhe një në Pehcevë.


68 vjeçari nga Shkupi në lagjen Aerodrom, që vdiq nga i ftohti të dielën, qëndronte në një ndërtesë të pabanuar ndërkohë që sipas informacioneve kishte refuzuar të shkonte në shtëpinë e të pastrehëve, raporton zhurnal.

Të dielën gjithashtu në Strumicë është gjetur i ngrirë një tjetër mashkull rreth të 60-ave, ndërsa sipas fqinjëve të tij ai ka qenë i shtrirë para shtëpisë në gjendje të dehur.

Ndërkohë që dje në orët e hershme të mëngjesit është gjetur e vdekur edhe një 80 vjeçare nga fshati Cërnik nga Pehceva, e cila kishte rënë nga korridori i katit të dytë.  /gazetametro.net.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë