Është regjistruar viktima e parë nga i ftohti në Maqedoni.
Një i pastrehë 68-vjeçar është gjendur i vdekur në Komunën e Aerodromit.
Për momentin informacionet se ka vdekur shkaku i temperaturave të ulëta nuk janë zyrtare, përderisa këtë nuk e vërtetojnë analizat.
Denoncimin në polici e ka bërë shoku i tij, gjithashtu edhe ai pa shtëpi.
Trupi i viktimës është dorëzuar për analizë mjeko-ligjore që do të tregojnë edhe shkakun e vdekjes së tij.