Loading…

Shenja në lëkurën tuaj që tregon një reaksion alergjik ndaj paracetamolit

  • 06/02/2022 | 19:49

Shenja në lëkurën tuaj që tregon një reaksion alergjik ndaj paracetamolit

Paracetamoli funksionon ndryshe në varësi të asaj që nuk shkon me trupin. Në rastin e një dëmtimi, ai bllokon sinjalet në tru që i tregojnë trupit se ka dhimbje.


Ndërkohë, gjatë temperaturës, paracetamoli synon zonat e trurit që rregullojnë temperaturën e trupit. Ilaçi kundër dhimbjeve mund të përdoret për të gjitha llojet e gjendjeve, duke përfshirë dhimbjet e shpinës, dhimbjet e kokës, migrenën dhe dhimbjet e stomakut.

Megjithatë, si të gjitha barnat, ka disa efekte anësore, megjithëse të rralla, për marrjen e paracetamolit.

Disa prej tyre janë të menaxhueshme, të tjera kërkojnë praninë e menjëhershme të mjekut. Një nga këto është lëkura që kthehet në të verdhë të zbehtë; kjo njihet edhe si verdhëza. Nëse kjo ndodh, kontaktoni menjëherë një mjek.

Ky nuk është i vetmi efekt anësor që duhet të rezultojë në një thirrje te një profesionist mjekësor. Nëse frymëmarrja është e vështirë, në mënyrë të parregullt e shpejtë ose e ngadaltë, ose e cekët, duhet të konsultoheni me një mjek.

NHS rekomandon që duhet kërkuar edhe trajtim urgjent nëse përjetohet një reaksion serioz alergjik. Një reaksion alergjik ndaj paracetamolit mund të vijë në formën e një skuqjeje të lëkurës me “lëkurë të kruar, të kuqe, të fryrë ose me flluska”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë