Loading…

Shehut nga Gjakova i vidhen 127 mijë euro dhe stoli ari

  • 07/02/2017 | 20:53

Shehut nga Gjakova i vidhen 127 mijë euro dhe stoli ari

Shtëpia e sheh Bajram Krasniqit nga fshati Demjan i Gjakovës u bë cak i hajnave.


Ata nga dollapi në dhomën e shehut vodhën 127 mijë euro , para që besimtarët i kishin dhënë për rregullimin e teqesë, njofton Klan Kosova.

Gjithçka, sipas Besim Krasniqit, djalit të sheh Bajramit, ndodhi pas orës tetë të mbrëmjes të së hënës.

Krasniqi thotë se të gjitha paratë i mbanin në këtë dollap, se sipas tij ishin të sigurt se nuk do ndodhte ndonjë rast i tillë.

Vjedhësit morën edhe stoli, në vlerë prej rreth 30 mijë eurosh.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë