Pas 4 vitesh e gjysmë, imami Shefqet Krasniqi do t’i kthehet ligjërimit në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.
E mërkura do të jetë dita e parë e ligjërimit të mulla Shefqetit në Xhaminë “Mehmet Fatih” të kryeqytetit.
“Po do t’i rikthehem ligjërimit, pas 4 vite e gjysmë”, tha Krasniqi.
Ai shpjegoi se ka bërë kërkesë në Këshillin e Bashkësisë Islame në Prishtinë për t’u rikthyer dhe se Këshilli i BIK e ka miratuar kërkesën e tij.
“Këshilli i Bashkësisë Islame në Prishtinë e ka aprovuar kërkesën time. Ndërsa këtë e ka miratuar edhe myftiu Naim Tërrnava”, theksoi për kallxo.com imami Shefqet Krasniqi.
Shefqet Krasniqi tha se në Xhaminë e Madhe do të ligjërojë një herë në javë, siç ka ligjëruar më herët.
Katër vjet e gjysmë më parë, imamit Shefqet Krasniqi i ishte ndaluar ligjërimi në Xhaminë e Madhe, pasi që ai do të duhej të përballej në Gjykatë me akuzat e ngritura ndaj tij.