Loading…

Shefqet Krasniqi: Nuk ndikova që të shkojnë njerëzit në Siri

  • 21/02/2018 | 15:33

Shefqet Krasniqi: Nuk ndikova që të shkojnë njerëzit në Siri

Ish krye imami i Xhamisë së Madhe të Prishtinës, Shefqet Krasniqi, ka filluar të merret në pyetje para trupit gjykues.


I pyetur nga avokati i tij mbrojtës, Sevdali Zejnullahu, se me çfarë temash ka ligjëruar para masës, Krasniqi është përgjigjur duke thënë se ka ligjëruar tema, të cilat i duheshin xhematit, “qoftë nga ana e besimit, aktiviteteve, etj”.

Ka thënë se në ligjëratat e tij as direkt e indirekt nuk ka ndikuar që njerëzit të shkojnë në Siri.

I pyetur nëse ka pasur raste që dikush i ka kërkuar mendim për të shkuar ose jo në Siri, Krasniqi ka thënë se ka qenë i pari që ka bërë thirrje për të mos shkuar në Siri, qoftë në tv, radio, kontakte e tribunave. Ka thënë se gjithsesi që e kanë pyetur dhe përgjigja ka qenë gjithherë e njëjtë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë