Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, kishte pritur të marten në takim shefen e Zyrës së BE’së në Kosovë, Nataliya Apostolova. Por Ajo që ka rënë në sy nga ky takim është mos shfaqja e flamurit kombëtar ne fotografit e zyrës së BE’së për Kosovë, që Shpendi zakonisht e mban në zyren e tij duke e mohuar atë të Kosovës, shkruan gazetametro.net
Kjo është fotografia që e ka postuar zyra e BE’së në Kosovë
Ndërsa ndryshe ka ndodhur me Komunën e Prishtinës, ku në fotografitë e postura nga ky takim vërehet flamuri kombëtar, ndërsa flamuri i Kosovës si duket nuk zë vend fare në zyren e Ahmetit.
Kështu duket të pakten në fotografit e nxjerrura nga Komuna e Prishtinës.
Kjo është fotografia e publikuar nga  Komuna e Prishtinës në uebin zyrtar.
Ndërsa sa i përket shefes së zyres se BE’së ne Kosovë, zonjës Apostolova, meret vesh që kështu vepron edhe me kryetarët e komunvae serbe që si njohin simbolet e Kosovës, ndërsa mbajnë flamurin e shtetit serb.
Apostolova si duket është e prerë që të mos shfaq simbole të shteteve të tjera kur takohet me politikanë që qeverisin në shtetin e Kosovës dhe nuk ia njohin simbolete e saj, duke shfaqur simbole të shteteve fqinjë./gazetametro.net