Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova, përmes një postimi në llogarinë e saj në Twitter, ka bërë të ditur se ende nuk është arritur asnjë marrëveshje për murin në veri të Mitrovicës, por që shpreson së shpejti të gjendet një zgjidhje rreth kësaj çështje.
“Do të isha e lumtur nëse do të kishte marrëveshje rreth murit në Mitrovicë, por ende nuk ka diçka të tillë. Diskutimet vazhdojnë dhe unë shpresoj që së shpejti të gjendet një zgjidhje”, ka shkruar Apostolova.