Loading…

Shefja e deputetëve të VV’së: Në dhjetor e kam kuptuar peshën e krizës energjetike

  • 18/01/2022 | 21:35

Shefja e deputetëve të VV’së: Në dhjetor e kam kuptuar peshën e krizës energjetike

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka folur për krizën energjetike në të cilën po kalon Kosova.


Ajo ka deklaruar se në dhjetor të vitit të kaluar e ka kuptuar që Kosova do të përballet me krizë energjetike.

“Unë e kam kuptuar peshën e kësaj krize kur është bërë njoftimi për rënien e bllokut në Kosovën ‘B’, pra në dhjetor”, ka thënë Kusari-Lila në Klan Kosova.

Tutje, ajo ka folur për propozimin e ZRRE-së për ngritjen e tarifave të energjisë elektrike, ku tha se me 75 milionët e ndara parashihet të amortizohet ndikimi eventual i rritjes së çmimit të energjisë.

“Edhe pse si proces ajo nuk është e përfunduar, dhe si i tillë do të merr edhe dy javë kohë, Ministria e Ekonomisë ka publikuar lajmin që parashihet të amortizohet ndikimi eventual i rritjes së çmimit të energjisë për qytetarët e Kosovës”, ka thënë Kusari-Lila.

Më tej, ajo tha se tarifa për një KË në orë nuk është përcaktuar ende, dhe se Ministria e Ekonomisë ka publikuar një kufi deri në të cilin nuk ka ndryshim fare të çmimit të energjisë, apo vërehet pak, që është deri në 600 KË në orë, ndërsa mbi atë konsum tarifa, sipas saj, do të jetë prapë e kontrolluar por në raport me importin e energjisë elektrike.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë