Loading…

Shefja e BE’së u dëshpërua me punën e legjislativit, Veseli e pret në Kuvend

  • 28/09/2017 | 16:08

Shefja e BE’së u dëshpërua me punën e legjislativit, Veseli e pret në Kuvend

Bllokimi i punës së Kuvendit bëri që shefja e BE’së, Natali Apostolova, të drejtoi gishtin nga Kadri Veseli për t’i dhënë kritika.


Madje, ajo ishte shprehur e dëshpëruar me Kuvendin e Kosovës pasi, siç thoshte ajo, ‘Kuvendi nuk po punon në çuarjen përpara të agjendës evropiane’, shkruan gazetametro.net.

Por, pas këtyre fjalëve u paralajmërua një takim me Veselin, e që ndodhi sot gjatë ditës, ku i pari i legjislativit i garantoi edhe një herë se institucionet kosovare janë të angazhuara në integrimin evropian.

“Kosova është vend evropian dhe institucionet tona janë të përkushtuara në përmbushjen e agjendës së plotë për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian. Agjenda e integrimeve evropiane është prioritet kyç i shtetit tonë dhe Kosova shumë shpejt do të përmbushë të gjitha kriteret e nevojshme për lëvizjen e lirë të qytetarëve tanë”, tha kryeparlamentari Veseli.

Në këtë takim, Apostolova përsëriti angazhimin e BE’së për të ardhmen e Kosovës, duke shtuar se do të vazhdojnë të bashkëpunojnë ngushtë.

E pas kritikave dhe pas takimit, Kuvendi menjëherë u vu në lëvizje. I pari i tij thirri një mbledhje të kryesisë për të vendosur për vazhdimin e seancës. Mbledhja do të mbahet sonte në orën 21:00.

Ndryshe, Metro sot raportoi se Kuvendi i Kosovës ka afër 6 muaj që nuk ka mbajtur asnjë seancë të rregullt, që nga votimi i mosbesimit ndaj qeverisë Mustafa, me ç’rast u shpërbë edhe Kuvendi i kaluar./gazetametro.net.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë