Loading…

Shefi i vëzhguesve të BE denoncon numrin e madh të militantëve në vendvotime

  • 11/06/2017 | 12:14

Shefi i vëzhguesve të BE denoncon numrin e madh të militantëve në vendvotime

Shef i misionit të vëzhguesve të zgjedhjeve nga Komisioni Evropian, Alojz Peterle ka thënë se kanë vërejtur se në disa qendra ka më shumë agjentë partiak se sa që lejohet, ndonëse deri më tani nuk është evidentuar ndonjë problem.


Këto deklarata ai i ka bërë gjatë vizitës në shkollën fillore “Naim Frashëri” në Prishtinë ku ka parë nga afër procesin zgjedhor.

“Situata që i kanë vëzhguar deri  tash është normale e qetë. Si e pashë edhe unë vetë këtu. Nuk kemi vëzhguar ndonjë problem të veçantë deri tash. Duket shumë atmosferë e qetë. I vetmi element që po na shqetëson pak është që në disa vendvotime ka më shumë agjentë të partive se sa lejon ligji. Do të thotë më shumë së më shumë se 2 prej një partie. E dimë që partitë lejohen me i pas ka dy agjentë. E disa i kanë dërguar edhe më shumë.”, tha Peterle.

Ai ka thënë se vëzhguesit e Komisionit Evropian po tentojnë t’i vizitojnë 500 deri në 600 vend votime në gjithë Kosovën.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë