Loading…

Shefi i UNMIK’ut kërkon hetim ndaj Daut Haradinajt

  • 10/04/2017 | 20:03

Shefi i UNMIK’ut kërkon hetim ndaj Daut Haradinajt

Shefi i UNMIK’ut, Zahir Tanin, ka reaguar ndaj deputetit të Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, pasi ky i fundit ditë më parë e ka kërcënuar Serbinë me luftë, nëse vëllai i tij, Ramush Haradinaj, ekstradohet në Serbi.


Tanin, duke mos e përmendur emrin e deputetit Haradinaj, ka kërkuar hetim ndaj, siç ka thënë, këtij incidenti, dhe ka kërkuar të merren masat e duhura në përputhje me ligjet e Kosovës.

“Deklarata këtë fundjavë nga një parlamentar i lartë i Kosovës, duke përdorur gjuhën e urrejtjes dhe duke kërcënuar me spastrim etnik, është e papranueshme dhe arsye për shqetësim serioz”, ka thënë Tanin.

“U bëj thirrje të gjithë liderëve përgjegjës për të dënuar këtë deklaratë dhe bej thirrje tek autoritetet gjyqësore për të kryer hetim të nevojshëm të këtij incidenti dhe të marren masat e duhura në përputhje me ligjet e Kosovës”, thuhet në deklaratën e Taninit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë