Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gervalla-Schwarz, është për vizitë zyrtar në Riad, të Arabisë Saudite, ku edhe atje është parë ulur afër Sekretarit të Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Antony Blinken, shkruan Gazeta Metro.Â
Gërvalla është e ftuar nga Sekretari amerikan, Blinken dhe Princi i Arabisë Saudite, Faisal Bin Farhan Al Saud, për të marrë pjesë në Konferencën Globale të Koalicionit kunder DAESH/ISIS.
Sipas MPJD-së, pjesëmarrja në këtë konferencë është një mundësi e rëndësishme për Kosovën për të demonstruar rolin e saj në skenën ndërkombëtare dhe për të konfirmuar përkushtimin e saj për paqe dhe stabilitet.
Afër Gërvallës është parë edhe diplomati maqedonas, Bujar Osmani.
Kujtojmë se shefi i Gërvallës, Albin Kurti, e ka quajtur naiv Blinken, pas deklaratave që ai kishte bërë për situatën në veri të vendit. Qeveria e Kosovës sot është shumë e izoluar nga partneri dhe aleati më i madh i vendit, Amerika, duke mos dëgjuar fare këshillat e tyre, derisa kur vije puna për fotografi me zyrtarë të lartë amerikanë, vrapojnë të parët. /gazetametro.net