Loading…

Shefi i Qeverisë së Austrisë sot viziton Kosovën

  • 05/11/2018 | 08:26

Shefi i Qeverisë së Austrisë sot viziton Kosovën

Kancelari austriak, Sebastian Kurz, pritet që gjatë mbrëmjes së sotme të arrijë në Kosovë.


Ai gjatë ditës do të qëndrojë në Serbi, derisa në mbrëmje do të vijë në Kosovë dhe do ta vazhdojë vizitën edhe të martën, përcjell gazetametro.net.

Siç njofton agjencia e lajmeve austriake APA, Kurz gjatë së martës do të takohet me Presidentin Hashim Thaçi dhe Kryeministrin Ramush Haradinaj.

Pos kësaj, kancelari austriak pritet t’u bëjë një vizitë edhe trupave ushtarake austriake të KFOR’it në Kosovë. Aktualisht në Kosovë janë të stacionuar 417 trupa austriake në kuadër të KFOR’it.

Temë kryesore e vizitës në Beograd dhe Prishtinë do të jenë çështjet dypalëshe, dhe konflikti i pazgjidhur mes dy shteteve, thuhet në njoftimin e APA.

Ndër të tjera pritet të bisedohet edhe për dialogun.

‘Arritja e një marrëveshje përmes dialogut mes Serbisë dhe Kosovës, është kusht për anëtarësimin e plotë të dy shteteve në BE’, thuhet në njoftimin e Qeverisë austriake.

Ndryshe, Sebastian Kurz është drejtues i partisë austriake ÖVP dhe qëndron në krye të Qeverisë së Austrisë që prej 18 dhjetorit të vitit 2017./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë