Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti përmes portalit Periskopi u mundua ta fsheh prezencën e tij në një jaht luksoz në Budva të Malit të Zi, duke thënë se nuk ka udhëtuar me kurrfar jahti, por bashkpartiaku dhe kolegu i tij në Komunë, Ylli Hoxha e demanton.
Hoxha është munduar ta justifikojë prezencën e Ahmetit në jaht, duke thënë se ai vetëm ka hipur aty, ndërsa politikanët tjerë blejnë edhe limane.
“Shpendi vetëm me hype ne jahte duhet me dhone llogari, thuase e ka bo nomin, Prontot e blejne krejt limanin e kush nuk guxon me hape gojen!”, ka shkruar në Facebok , zyrtari i lartë i Vetëvendosjes, Ylli Hoxha.