Kanë arritur në Kosovë 503,100 doza të vaksinës anti-Covid, shkruan Gazeta Metro.
Këto vaksina janë donacion nga Ambasada Amerikane përmes COVAX dhe me mbështetje nga UNICEF-i.
Kështu ka bërë të ditur në Facebook ‘Unicef Kosovo’.
Vaksinat arrijnë në Kosovë në një kohë krize kur qytetarët nuk po arrinin të lenin termine për vaksinim si pasojë e mungesës së vaksinave. /gazetametro.net