Loading…

ShBA’ja vret 13 anëtarë të grupit terrorist al-Shabaab

  • 17/08/2022 | 20:20

ShBA’ja vret 13 anëtarë të grupit terrorist al-Shabaab

Një sulm ajror i ShBA-së në Somali vrau 13 anëtarë të grupit terrorist al-Shabaab, tha në një deklaratë Komanda Amerikane për Afrikë.


Shtetet e Bashkuara kryen sulmin në mbështetje të ushtrisë somaleze, e cila ishte nën sulm pranë Teedaan, Somali. Sipas një vlerësimi fillestar, asnjë civil nuk u plagos nga sulmi.

Javën e kaluar, ShBA kreu tri sulme ajrore kundër al-Shabaab në perëndim të vendit, ku u zhvilluan sulmet e fundjavës. Katër anëtarë të al-Shabaab u vranë në ato sulme, sipas një deklarate nga Komanda e Afrikës.

Në maj, presidenti Joe Biden vendosi të ridislokojë trupat amerikane në Somali në mbështetje të qeverisë dhe kundër organizatës al-Shabaab. Ky veprim ndryshoi një vendim të ish-presidentit Donald Trump për të tërhequr të gjitha trupat amerikane nga vendi.

Një sulm ajror i SHBA-së në mesin e korrikut vrau dy anëtarë të al-Shabaab, ndërsa një tjetër në qershor vrau pesë anëtarë të organizatës terroriste, raporton CNN,

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë