Loading…

SHBA urdhëron 12 anëtarë të misionit rus në OKB të largohen nga vendi

  • 28/02/2022 | 22:01

SHBA urdhëron 12 anëtarë të misionit rus në OKB të largohen nga vendi

Shtetet e Bashkuara kanë urdhëruar që 12 oficerë të misionit rus në OKB të largohen nga vendi deri më 7 mars, tha sot përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë në Organizatën Botërore, Vasily Nebenzya.


Ai përmendi se bëhet fjalë për diplomatë që punojnë në selinë e OKB-së.

“Na është thënë se 12 persona nga misioni diplomatik rus janë shpallur persona non-grata dhe se ata duhet të largohen nga Shtetet e Bashkuara deri më 7 mars. Shtetet e Bashkuara sapo kanë vizituar misionin rus dhe na kanë dorëzuar një mesazh që na urdhëron të përmbushim këtë kërkesë”, tha Nebenzja në një konferencë shtypi në New York.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë