Ushtria amerikane ka rrëzuar balonën e dyshuar kineze të spiunit në bregun e Karolinës transmeton Gazeta Metro.
Kjo vjen pasi hapësira ajrore përgjatë bregdetit të Karolinës veriore dhe jugore ishte mbyllur mes operacionit të sigurisë kombëtare.
Zyrtarët amerikan duke folur në kushte anonimiteti, i thanë Associated Press se Presidenti Joe Biden kishte dhënë dritën jeshile që operacioni të vazhdonte.
New video of the Chinese spy balloon being shot down pic.twitter.com/XwRVA7s1Hu
— BNO News Live (@BNODesk) February 4, 2023
Administrata Federale e Aviacionit (FAA) lëshoi një ndalesë tokësore që prek tre aeroporte në Karolinën e Veriut dhe të Jugut, ndërsa balona kalon përmes hapësirës ajrore të saj, tha një zëdhënës.
“FAA ka pauzuar nisjet për në Wilmington (ILM), Myrtle Beach International (MYR) dhe Charleston International (CHS) për të mbështetur Departamentin e Mbrojtjes në një përpjekje të sigurisë kombëtare,” thoshte deklarata.
Balona dyshohet se ka kryer veprimtari spiunimi ndaj ushtrisë amerikane.
Katër zyrtarë amerikanë thanë më parë se plani ishte ta rrëzonte atë mbi oqean për të rimarrë mbetjet e balonës, njoftoi AP.
Avionët janë parë duke u rrotulluar rreth balonës në brigjet e Myrtle Beach, Karolina e Jugut të shtunën pasdite para se të rrëzohej./gazetametro.net
WATCH: The moment the Chinese spy balloon was shot down pic.twitter.com/DhjcjVPA9f
— BNO News Live (@BNODesk) February 4, 2023