Loading…

SHBA: Reforma në drejtësi nuk është e lehtë, por kemi ecur

  • 23/11/2021 | 18:50

SHBA: Reforma në drejtësi nuk është e lehtë, por kemi ecur

“Me mbylljen e vitit 2021, Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë hedh një vështrim mbi progresin që ka bërë Shqipëria gjatë pesë viteve të para të Reformës në Drejtësi”.


Pesë vjet kanë kaluar nga fillimi i Reformës në Drejtësi dhe pavarësisht rrugës së gjatë përpara, aleati më i fuqishëm i shqiptarëve, SHBA-të, mendojnë se shumë është bërë.

Nëpërmjet një pritjeje të kryer me pjesëmarrës direkt në reformë, ambasadorja Yuri Kim, ka hedhur një vështrim të përgjithshëm mbi çfarë është tejçuar në kohë.

Në emër të përfaqësisë amerikane, ajo nënvizoi se progresi nuk matet vetëm nga distanca deri në destinacion, por edhe nga sa larg është arritur në këtë udhëtim.

“Paketa legjislative, duke përfshirë ndryshime të rëndësishme kushtetuese, shënoi një pikënisje për matjen e këtij progresi”, u theksua në ceremoni. “Reforma në drejtësi nuk është e lehtë, e shpejtë apo e përsosur dhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara është mirënjohëse për ata që e kanë sjellë Shqipërinë deri këtu”.

Një kulturë e re sipas Kim, po promovohet nëpërmjet ndryshimit të strukturës institucionale. Ndër më të rëndësishmet, pikërisht krijimi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK) apo Byrosë Kombëtare të Hetimit.

 

Konceptet e reja legjislative, duhen zbatuar çdo ditë për të pasur sukses sipas saj. Ndërsa, mirënjohje, është shprehur për ata që janë pjesë e rrugëtimit reformator

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë