Loading…

SHBA përkrah dialogun Kosovë-Serbi, kërkon ulje të tensioneve

  • 02/02/2017 | 10:55

SHBA përkrah dialogun Kosovë-Serbi, kërkon ulje të tensioneve

Zëvendësndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Evropë dhe Azi, Brian Hoyt Yee ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin plotësisht dialogun Kosovë-Serbi, uljen e tensioneve si dhe komunikimin e drejtëpërdrejt në mes të të dyja palëve.


Këtë deklaratë ai e bëri gjatë takimit që pati në Washington me ministrin e jashtëm serb, Ivica Daçiq ku u diskutua për dialogun në mes të Prishtinës dhe Beogradit.

Ky qëndrim i  zyrtarit të lartë amerikan vjen në kohën e mbajtes së bisedimeve në nivel të lartë Kosovë-Serbi me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian në Bruksel pas tensioneve të shkaktuara si pasojë e nisjes së trenit nga Beogradi për në veri të Mitrovicës.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë