Zëvendës sekretarja për media e Shtëpisë së Bardhë Karine Jean-Pierre ka refuzuar të mërkurën të deklarohet se administrata Biden do të dënonte Kinën për pandeminë nëse vërtetohet se orgjina e koronavirusit të ri SARS-Cov-2 ishte Instituti i Virologjisë në Wuhan dhe shkoi aq larg sa të deklarohet se kishte mundësi se pandemia mund të jetë shkaktuar qëllimisht, transmeton Gazeta Metro.
Jean-Pierre në vazhdimësi ishte pyetur nga reporterë pas reporteri në lidhje me çështjen se administrata amerikane po synon hetim për origjinën e pandemisë në Kinë.
Ajo refuzoi të përgjigjet për pasojat e mundshme ndaj Kinës nëse refuzon të bashkëpunoj me përpjekjet e reja për të hetuar origjinën e pandemisë Covid-19.
Një moment tronditës gjatë konferencës ishte kur Jean-Pierre u pyet nëse kjo administratë amerikane ka përjashtuar mundësinë se pandemia ishte e qëllimshme.
“Ne nuk kemi përjashtuar asgjë tani” u përgjigj ajo. “Por po e përsëris, ne do të merremi me këtë – e dini këtë dyfishim të përpjekjeve të – shqyrtimit 90 ditësh, pastaj do të kemi diçka më shumë për të ndarë me ju.”
White House Deputy Press Secretary Karine Jean-Pierre says that the Biden administration has *NOT* ruled out the possibility that China deliberately unleashed the coronavirus pandemic on the world. pic.twitter.com/Z3lMFh3Ks3
— Tom Elliott (@tomselliott) May 27, 2021
Karine Jean-Pierre po ashtu ka refuzuar të përgjigjet në Biden i ka kërkuar Presidentit të Kinës Xi Jinping për të bashkëpunuar me hetimin, duke thënë se ajo “nuk do të thellohej në hollësi të bisedave private që presidenti mund të pasur me Presidentin Xi”.
Këtë muaj janë shtuar raportet dhe dyshimet për mundësinë që koronavirusi i ri SARS-CoV-2 mund të ketë rrjedhur nga laboratori në Institutin e Virologjisë në Wuhan, ku shpërtheu pandemia. Raporti nga gazeta amerikane The Wall Street Journal se tre punëtorë në atë laborator ishin shtrirë në spital në të njëjtën kohë me simptoma të ngjashme me Covid-19 që në nëntor të 2019’s.
Një hetim i Organizatës Botërore të Shëndetësisë kishte hedhur poshtë mundësinë e rrjedhjes nga laboratori në Wuhan, duke favorizuar kalimin nga shtazët tek njerëzit të koronavirusit. Kjo teori ishte favorizuar nga ta megjithëse ju kishte mohuar qasja në këtë institucion në Wuhan, që po ashtu nuk ka lejuar qasjen në të dhënat e tyre që nga viti 2017’të.
Organizata Botërore e Shëndetësisë është kritikuar ashpër për bashkëpunimin me Kinën rreth pandemisë Covid-19 duke mos dyshuar as hetuar pretendimet e tyre në fillimet e pandemisë./gazetametro.net