Loading…

SHBA nuk do Qeveri që s’e kalon Demarkacionin dhe Asociacionin

  • 14/05/2017 | 15:48

SHBA nuk do Qeveri që s’e kalon Demarkacionin dhe Asociacionin

Qeveria e ardhshme do ta ketë detyrë të parë miratimin e Demarkacionit me Malin e Zi dhe themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.


Ky, në fakt, do të jetë kushti kryesor që do të vihet në tavolinë nga SHBA dhe BE për partitë që do ta krijojnë Qeverinë, pas zgjedhjeve të 11 qershorit.

Të dy këto tema janë kundërshtuar fuqishëm, me gaz lotsjellës dhe kokteje molotovi, nga Vetëvendosje, por edhe nga partitë tjera opozitare AAK dhe Nisma, shkruan gazetametro.net.

Në anën tjetër, pakënaqësi të mëdha te SHBA-të ka shkaktuar edhe LDK, e cila ishte fajtore pse nuk u kalua Demarkacioni dhe rrjedhimisht pse nuk u bë liberalizimi i vizave, duke qenë se Kryeministri Isa Mustafa nuk kishte mundur t’i bindte deputetët e tij për ta votuar marrëveshjen që ishte obligim ndërkombëtar.

Tashmë që kanë filluar negociatat për koalicione parazgjedhore mes partive politike, ky kusht i patejkalueshëm ndërkombëtar do të mund t’i prishë matematikat e tyre për ta marrë pushtetin në vend.

Një bashkim i mundshëm mes LDK-së dhe VV-së, i cili po përflitet në media, do të mund t’u krijonte atyre telashe të mëdha me ndërkombëtarët, kur dihet se VV e Albin Kurtit nuk do të lëshonte pe për Demarkacionin dhe Asociacionin, ashtu siç do ta refuzonte menjëherë edhe Dialogun e Brukselit. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë