Loading…

SHBA i shiti Emirateve të Bashkuara Arabe 50 F-35 dhe 18 drone Reaper

  • 20/01/2021 | 19:21

SHBA i shiti Emirateve të Bashkuara Arabe 50 F-35 dhe 18 drone Reaper

Emiratet e Bashkuara Arabe kanë nënshkruar marrëveshjen me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të blerë 50 aeroplanë luftarak F-35 dhe deri në 18 drone të armatosura. Megjithëse Emiratet dhe Amerika kishin filluar të punojnë drejt nënshkrimit të një ujdia para se Joseph Biden të merrte detyrën këtë të mërkurë, presidenti i ri ka thënë se do të ri shqyrtoj marrëveshjet. transmeton Gazeta Metro.


Këtë e kanë bërë të ditur njerëz me njohuri rreth çështjes për agjencinë e lajmeve Reuters të mërkurën.

Emiratet e Bashkuara Arabe, një prej aleatëve më të afërt amerikanë në Lindjen e Mesme, për një kohë të gjatë kanë shprehur interes për të blerë aeroplanët F-35 të prodhuar nga Lockheed Martin dhe ju ishte premtuar rasti për të marrë ata në një ujdi anësor nëse pranonin të normalizonin marrëdhëniet me Izraelin gushtin e kaluar.

Një prej çështjeve që e pret administratën Biden është Irani dhe qasja e tij ndaj regjimit islamik, e që gjerësisht konsiderohet se do të jetë vazhdimësi e qasjes së Obamas. Kjo marrëveshje ishte konsideruar si disfatiste dhe shumë dorëlirë nga republikanët amerikanë në atë kohë për shkak se nuk kishte asnjë mekanizëm që e kontrollonte dhe dënonte Iranin në rast të shkeljes nga ta dhe krijonin programin bërthamor ushtarak, e kishte shembuj mjaft kur ishte zënë duke i gënjyer institucionet ndërkombëtare.

Kjo mund të thuhet se u dëshmua pas daljes nga traktati nga tani ish presidenti amerikan Donald Trump, kur ata menjëherë filluan përpunimin e uraniumit përtej kufizimeve të marrëveshjes.

Marrëveshja e 2015’s me Iranin për programin tyre bërthamor ishte hedhur poshtë nga ajo e administratës republikane të Trump, që në vend të saj kishte zgjedhur të krijoj aleancë mes shteteve arabe, e madje kishte arritur të përfshinte Izraelin, për të luftuar rrezikun nga regjimi fanatik iranian.

E zgjedhura e Biden për të udhëhequr me agjencitë e sigurisë kombëtare Avril Haines ka deklaruar në Senat se presidenti amerikan Biden do të shqyrtonte kthimin në traktatin e 2015’s me Iranin por jo pa kushte dhe kishte shtuar se kjo nuk është as afër për të ndodhur.

Këshilltari për Siguri Kombëtare i presidentit Biden, Jake Sullivan, kishte deklaruar këtë muaj se kjo administratë do të përfshinte dhe do të konsultohej me të gjithë lojtarët rajonal rreth çështjes së Iranit.

Të martën sekretari i ri i shtetit Tony Blinken që do të zëvendësoj Mike Pompeon, që respektohet nga miqtë në Lindjen e Mesme, mezi arriti të vlerësonte përpjekjet e administratës Trump në Lindjen e Mesme. Ai i vlerësoi pas këmbënguljes së Senatorit republikan Ron Johnson. Blinken tha se askush nuk ka monopol mbi idetë e mira dhe se duhet të vazhdohet me to, por i kishte thënë me aq ngurrim sa nuk bindi.

Blinken ishte njëri prej atyre zyrtarëve të lartë amerikanë në administratën demokrate të Obamas që kishte punuar në marrëveshjen me Iranin.

Kjo si duket nuk i ka bindur edhe aq miqtë amerikanë pasi gjatë fushatës së zgjedhjeve kishte mesazhe tjera nga kampi i Biden ku pretendohej se Trump ka shkatërruar aleancat me partnerët dhe se do t’i riparonin ato.

Izraeli dhe miqtë e ri të tyre si Emiratet nëse mund të thuhet, po i shtrëngojnë radhët në pritje të qartësisë nga administrata Biden./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë