Loading…

SHBA i del në krah Ukrainës: Autorizon ndihmën prej 350 milion dollarë për të

  • 27/02/2022 | 10:42

SHBA i del në krah Ukrainës: Autorizon ndihmën prej 350 milion dollarë për të

Sekretari i SHBA’ve Anthony Blinken, ka njoftuar se shteti i tij ka autorizuar një ndihmë prej 350 milion dollarëve për Ukrainën, derisa po vazhdon lufta për ditën e katërt me radhë, shkruan Gazeta Metro.


Kjo u bë e ditur nga vetë sekretari përmes një postimi në Tëitter, ku tha se ndihma në vlerë prej 350 milion dollarësh përfshin ‘’ ndihmën vdekjeprurëse mbrojtëse, për të ndihmuar Ukrainën të trajtojë kërcënimet e blinduara, ajrore dhe të tjera me të cilat po përballet tani.’’

Tutje në njoftimin e Blinken, u tha se SHBA’të janë zotuar për 1 miliard dollar ndihmë sigurie për Ukrainën gjatë vitit të kaluar.

Kujtojmë se vazhdimisht shtetet e mëdha janë duke ndihmuar Ukrainën në luftë me Rusinë, qoftë me ndihma financiare apo edhe armë e pajisje mbrojtëse, disa nga to edhe mjekësore.

Rusia ka filluar të sanksionohet, ku mbrëmë u mor vendimi që disa bankave ruse të përjashtohen nga SËIFT, dhe oligarkëve rusë t’u ngrihen asetet e tyre financiare./gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë