Loading…

SHBA: Grumbullimi i trupave ruse më i madhi që nga Lufta e Dytë Botërore

  • 18/02/2022 | 19:49

SHBA: Grumbullimi i trupave ruse më i madhi që nga Lufta e Dytë Botërore

Amerika ka zbuluar se rusët kanë grumbulluar mbi 190 mijë trupa përgjatë kufirit ukrainas, ndërsa thotë se kjo është manovra më e madhe ushtarake ruse që nga Lufta e Dytë Botërore, transmeton Gazeta Metro.


Kriza e Ukrainës pritet të eskalojë në konflikt mes Rusisë dhe Ukrainës në ҫdo moment sipas SHBA’ve, ndërsa sot u raportua se trupat ruse janë mëse të gatshme për pushtimin e Ukrainës me gati 200 mijë trupa në gatishmëri.

Rusët janë në kërkim të një preteksti për t’u futur në Ukrainë, teksa urdhëroi të gjithë separatistët pro-rusë në Donbas e Luhansk që të evakuuohen në drejtim të Rostovit.

Sipas amerikanëve, rusët nuk kanë pasur numra të këtillë forcash të grumbulluara për aksion që nga Lufta e Dytë. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë