Loading…

SHBA e zgjodhi Rugovën kryetar të LDK’së

  • 23/12/2016 | 20:18

SHBA e zgjodhi Rugovën kryetar të LDK’së

Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, në emisionin InfoBox të RTV Dukagjinit, ka folur për themelimin e subjektit që dikur udhëhoqi, Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ai thotë se në krye të subjektit të parë për shqiptarët e Kosovës, erdhi Ibrahim Rugova dhe kjo u bë edhe përmes një shtytje që i është dhënë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Mund ta supozoj se mbase mund të ketë qenë edhe një shtytje e drejtpërdrejt edhe në atë drejtim. S’them se ata kanë dashtë të marrin një rol të direktivës se kush duhet të jetë, por në njëfarë mënyre ishte një preferencë në kuptimin e këshillës miqësore për personat që do të ishin më adaptë në kuptimin pozitiv për të akceptuar një vijë politike e cila do të ishte e pranueshëm edhe në planin e parë edhe me bashkësinë ndërkombëtare”, ka thënë Sejdiu.

Ai tregon edhe një moment të veçantë, kur thotë se gjatë periudhës së bombardimeve ishte propozuar kryeministër për një Qeveri gjithëpërfshirëse.

“Ideja e parë ka qenë që unë të jem kryeministër i vendit. Në 1998-ën ka qenë propozim i Lidhjes Demokratike të Kosovës, akceptimi edhe i presidentit Rugova, edhe krahut tjetër (UÇK -ja) – në atë kohë ishte edhe LB-ja, Partia Parlamentare dhe të tjera”, tha ai.

Duke folur për kohën e tashme dhe rënien e LDK-së që prej humbjes së zgjedhjeve të para, Sejdiu thotë se druan që kjo rënie do të vazhdojë edhe më tutje për subjektin më të vjetër në vend.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë