Loading…

SHBA do të vazhdojë partneritetin e fuqishëm me FSK’në

  • 25/05/2022 | 20:37

SHBA do të vazhdojë partneritetin e fuqishëm me FSK’në

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj është pritur sot në takim nga ambasadori i SHBA-së në Prishtinë Jeffrey M. Hovenier me të cilin ka biseduar për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes në shërbim të paqes, stabilitetit dhe sigurisë rajonale.


Ambasadori Hovenier premtoi se SHBA përmes bashkëpunimit me Gardën Kombëtare të Iowa-s dhe programeve tjera do të vazhdojë partneritetin e fuqishëm me Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në.

Përveç diskutimit mbi situatën e sigurisë, ministri Mehaj ambasadorit Hovenier i shprehu mirënjohjen e thellë për mbështetjen e pazëvendësueshme për Kosovën në ndërtimin, zhvillimin dhe avancimin e gjithmbarshëm të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së.

Gjithashtu, ministri Mehaj ritheksoi faktin se mbështetja e SHBA-së është jetike në zhvillimin e aftësive dhe kapaciteteve operacionale me forcat aleate të vendeve partnere dhe anëtare të NATO-së.

Ai gjatë takimit njoftoi diplomatin amerikan për nivelin e përgatitjeve për stërvitjen “Defender-Europe’23” në koordinim me SHBA dhe vendet tjera aleate, si dhe vullnetin e gatishmërinë e plotë për pjesëmarrje në operacionet e përbashkëta paqeruajtëse.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë