Loading…

SHBA dhe Ukraina afër marrëveshjes për shitje të armatimit

  • 01/07/2017 | 19:50

SHBA dhe Ukraina afër marrëveshjes për shitje të armatimit
Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara janë afër nënshkrimit të marrëveshjes së re për mbrojtje, me të cilën i lejohet Kievit që të blejë më tepër pajisje ushtarak defensive dhe të luajë rol në prodhimin e armatimit të tillë, kanë thënë ekzekutivë ushtarakë ukrainas.


Këto marrëveshje janë shpallur gjatë vizitës së presidentit të Ukrainës, Petro Poroshenko, në Uashington më 20 qershor, por për detajet ende po zhvillohen negociata.

Ukrainës i duhen sisteme të radarëve, fluturake pa ekuipazh dhe komunikime të sigurta, derisa zhvillon betejë me separatistët e mbështetur nga Rusia, në pjesën lindore të Ukrainës. Nga kjo luftë, që ka filluar në prill të vitit 2014, janë vrarë më se 10 mijë njerëz.

Marrëveshja e parë parasheh qasje të lirë të Ukrainës në tregun e mbrojtjes në Shtetet e Bashkuara dhe lehtësim për Ukrainën për shitjen e pajisjeve të veta në Shtetet e Bashkuara.

Në marrëveshje nuk parashihet shitja e armatimit ushtarak amerikan vdekjeprurës në Ukrainë.

Denys Gurak, ekzekutiv në Ukroboronprom, që është një konglomerat i mbrojtjes në Ukrainë, i ka thënë agjencisë Reuters se marrëveshjet “do të tregojnë se ne jemi partner strategjik për Amerikën në kompleksin mbrojtës”./Gazeta Metro/

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë