Loading…

SHBA dhe Irani pranë një marrëveshjeje të pjesshme drejt përfundimit të luftës

  • 06/05/2026 | 13:39

SHBA dhe Irani pranë një marrëveshjeje të pjesshme drejt përfundimit të luftës

Shtetet e Bashkuara dhe Irani janë pranë arritjes së një marrëveshjeje të kufizuar që synon uljen e tensioneve në Lindjen e Mesme, transmeton Gazeta Metro.


Marrëveshja nuk pritet të jetë gjithëpërfshirëse, por të përfshijë hapa të përkohshëm për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm, sipas raportimit të Axios.

Sipas burimeve të cituara, marrëveshja mund të përfshijë pezullim të disa aktiviteteve ushtarake dhe masa që lidhen me sigurinë në rajon, përfshirë zhvillimet në Ngushticën e Hormuzit. Qëllimi është krijimi i hapësirës për negociata më të gjera në fazat e ardhshme.

Në këmbim, palët mund të ndërmarrin hapa reciprokë për uljen e tensioneve, ndërsa mund të diskutohen edhe lehtësime të kufizuara në disa fusha. Megjithatë, bëhet fjalë për një marrëveshje të përkohshme dhe jo për një zgjidhje përfundimtare të konfliktit.

Deri më tani nuk ka konfirmim zyrtar nga palët, megjithatë, Trump po ashtu deklaroi se janë afër një marrëveshje me Iranin. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë